Drejtësia

Emrat/ Me paratë e drogës në Itali, investuan në Shqipëri! SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 15 personave

Nga Gazeta 'Si'- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive të 15 shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Muratori”.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi dyshohet se e kanë burimin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

Sipas SPAK bëhet fjalë për Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan  dhe personat e tjerë të hetuar.

Konkretisht, SPAK ka kërkuar të konfiskohen 43 automjete, 4 motomjete, 18 pasuri të paluajtshme, 25 subjekte tregtare si SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar) dhe P.F (Person Fizik), 6 shoqëri aksionere, konkretisht konfiskimi i përqindjeve takuese të personave të hetuar dhe familjarëve të tyre si dhe llogari bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë të personave të hetuar si dhe familjarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë