Partia Socialiste synon që votimi i parë nga pesë të tillë të parashikuar nga Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit të ri ta mbajë në datën 10 maj, dy javë para afatit fundor që është data 24 maj.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi që konferenca e kryetarëve të mbahet më 4 maj dhe një javë më vonë të zhvillohet votimi i parë në seancë plenare.
Sa për emrat, Balla përsëriti qëndrimin e socialistëve që për sa kohë nuk janë përmbyllur negociatat nuk do të bëhet publik asnjë emër.
“Më 10 maj të mbahet raundi i parë i votimit për presidentin. Nemi propozimet tona dhe kemi edhe propozimet e shoqërisë civile”, u shpreh ai.
Nga këto negociata përjashtoi sërish Sali Berishën.
“Me sa di unë, Sali Berisha nuk ekziston. Sali Berisha është deputet i pavarur, por nuk di të ketë një grup parlamentar me emrin Sali Berisha. Ne nuk negociojmë me Sali Berishën, jo për presidentin, por për asgjë tjetër. Për ne Sali Berisha nuk ekziston”, deklaroi Balla.
Sipas deklaratës së Ballës, emrat e parë që mund të bëhet publike si propozime nga PS dhe shoqëria civile do të dalin pas konferencës së kryetarëve të 4 majit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.