Futboll

Emra të tjerë i shtohen listës së trajnerëve që mund të zëvendësojnë Inzagin

E ardhmja e pankinës së Interit është ende në dyshim dhe një sërë emrash po lakohen si pasuesit e mundshëm të Inzagit, gjithmonë nëse 46-vjeçari lë skuadrën në fund të sezonit.

Pas Tiago Motës që ka qenë i lidhur me ngjyrat zikaltër, në skenë sipas “La Reppubblica”-s ka dalë edhe emri i Ivan Juriçit, trajnerit aktual të Torinos.

Gjithashtu përfliten dhe emra të tjerë jashtë Serisë A, si Antonio Konte, Jyrgen Klop dhe Tomas Tuhel.

Zikaltërit pësuan humbjen e 8-të sezonale ditën e premte duke humbur 2-1 me Specia-n.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë