Kosova

Emisari i SHBA-së Alexander Kasanof viziton sot Kosovën

Nga Gazeta 'Si'- Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë sot Kosovën.

Emisari amerikan Kasanof gjatë kësaj vizite do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të qeverisë, përfshi kryeministrin Albin Kurti. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan Kasanof do të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

Ditën e djeshme Kasanof ishte në Beograd ku zhvilloi takim me presidentin serb Aleksander Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë