Nga Gazeta 'Si'- Emisari i Francës për Ballkanin, Rene Troccaz së fundmi ka qëndruar në një vizitë në Beograd.
Troccaz përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, njoftoi se mes tjerash atje është takuar edhe me Petar Petkoviç, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë në Qeverinë serbe për Kosovën.
Ajo që vihet re është se Troccaz, i është referuar Kosovës njëjtë si Serbia, duke e quajtur Petkoviçin “drejtor të zyrës për Kosovë e Metohi”.
Very useful and interesting meeting in Belgrade with Petar Petkovic director of the Kosovo Metohia office. France supports the EU facilitated dialogue + Brussels-Ohrid agreement. Thanks for the warm welcome. @FranceenSerbie @francediplo pic.twitter.com/0gdCEIpZX4
— rené troccaz (@troccazrene) November 20, 2024
“Takim shumë i dobishëm dhe interesant në Beograd me Petar Petkoviçin, drejtorin e zyrës për 'Kosovë dhe Metohi'. Franca mbështet dialogun e lehtësuar nga BE, plus marrëveshjen Bruksel-Ohër. Faleminderit për pritjen e ngrohtë” – ka shkruar ai, në shkrimin që është ripostuar edhe nga Ambasada e Francës në Serbi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.