Ka ndodhur

Emiljano Shullazi sërish në QSUT për të kryer kontrolle mjekësore

Gazeta Si – Për të dytën herë brenda më pak se një muaji, Emiljano Shullazi është dërguar sërish në spitalin e QSUT-së për shkak të problemeve shëndetësore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka organizuar lëvizjen e Shullazit nga burgu 313 drejt QSUT për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.

Për herë të fundit, ai u dërgua në spital në 23 shkurt të këtij viti nën masa të rrepta sigurie nga forcat speciale RENEA.

Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet, ai vuan dënimin i izoluar në regjimin e ashtuquajtur “41 Bis”.

Ai ka kundërshtuar sërish vendimin e Gjykatës së  Lartë për qëndrimin brenda izolimit “41 bis”, duke kërkuar ndryshimin e vendimit.

Emiljano Shullazi është dënuar  me 14 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Së bashku me grupin e tij akuzohen për zhvatje pasurie, kërcënim e grup të strukturuar kriminal.

Shullazi akuzohet nga SPAK edhe për vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ndërsa SPAK ka dërguar grupin e tij në 15 shkurt për gjykim.

Mes të pandehurve për të cilët SPAK i kërkon gjykatës të dënohet është edhe Luftar Reçi, i njohur si bashkëpunëtori drejtësisë, i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur disa krimet të bëra nga grupi kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë