Ekonomi

‘Emigrimi dhe plakja e popullsisë, sfidë për Shqipërinë. Prioritet njerëzit dhe taksat!’

Nga Gazeta ‘SI’ – Në një raport dedikuar Shqipërisë, Banka Botërore thekson se ekonomia e vendit përballet me sfida edhe pse ka arritur një stabilitet makroekonomik.

Sipas Bankës, Shqipëria përballet me risqe fiskale që lidhen kryesisht me presionet demografike, detyrimet e mundshme nga ndërmarrjet shtetërore dhe partneritetet publike-private, ndryshimet klimatike dhe investimet publike joefikase. Plakja e popullsisë dhe rënia e numrit të qytetarëve në moshë pune rrisin kostot për pensionet dhe shëndetësinë, ndërsa fatkeqësitë natyrore si përmbytjet dhe thatësirat shtojnë presionin mbi buxhetin, analizon BB.

Korniza fiskale aktuale nuk arrin të adresojë të gjitha rreziqet dhe nuk e nxit plotësisht konvergjencën e të ardhurave me vendet e BE-së. Politika fiskale duhet të sigurojë që burimet të drejtohen drejt sektorëve prioritarë, të rrisë të ardhurat në mënyrë efikase dhe të ruajë rezervat e nevojshme për të përballuar sfidat e ardhshme.

Në afat të shkurtër, prioritet mbetet përmirësimi i mbledhjes së taksave dhe zbatimit të ligjit tatimor, përforcimi i investimeve në kapitalin njerëzor për të rritur produktivitetin, rritja e transparencës dhe efikasitetit të shpenzimeve në partneritetet publike-private, si dhe përmirësimi i qeverisjes dhe llogaridhënies së ndërmarrjeve shtetërore. Menaxhimi i kujdesshëm i borxhit dhe përmirësimi i cilësisë së investimeve publike mbeten të domosdoshme për një buxhet të qëndrueshëm.

Në afat mesëm, Shqipëria duhet të përqendrohet te sektorët që nxisin rritjen ekonomike, përballimi i ndryshimeve klimatike dhe gatishmëria ndaj fatkeqësive natyrore, si dhe zhvillimi i një sistemi mbrojtjeje sociale që ruan qëndrueshmërinë e pensioneve. Krijimi i një këshilli fiskal të pavarur do të forconte besueshmërinë e politikave dhe zbatimin e rregullave fiskale, duke i dhënë vendit një bazë më të fortë për zhvillim afatgjatë.

Gjatë prezantimit të raportit mbajti një fjalim edhe ministri i Financave Petrit Malaj.

Duke iu referuar raportit, ministri tha se ai nuk është vetëm një dokument teknik, por një instrument strategjik që ndihmon në përmirësimin e mënyrës se si hartohen dhe  zbatohen politikat fiskale.

mbështetur bizneset konkurruese, për të ndërtuar infrastrukturë të fortë, për të siguruar pensione dinjitoze dhe për të rritur qëndrueshmërinë ndaj rreziqeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore. Rruga e zhvillimit të Shqipërisë lidhet, mbi të gjitha, me çlirimin e potencialit të njerëzve tanë. Ne kemi bërë përparime të rëndësishme, por mbetet ende shumë punë. Ne jemi të angazhuar për politika të bazuara në evidenca dhe për reforma që rrisin si cilësinë, ashtu edhe efikasitetin e financave publike”, u shpreh Malaj.

Në fund të fjalës së tij, ministri shprehu angazhimin e qeverisë për të vazhduar përpjekjet për reforma të thella, të bazuara në analiza të sakta dhe të pavarura, që do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e menaxhimit të financave publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë