Ka ndodhur

Emigranti i paligjshëm pickohet nga gjarpri teksa kalonte kufirin, transportohet në spitalin e Korçës

Një emigrant i paligjshëm është pickuar nga gjarpri teksa u përpoq të kalonte kufirin në Trestenik të Devollit.

Sipas policisë, ky shtetas ka qenë i shoqëruar edhe nga një emigrant tjetër i paligjshëm nga vendet e lindjes së mesme, të cilët kanë qenë duke kaluar kufirin.

Bëhet me dije se fillimisht emigranti ka marrë mjekim më spitalin e Bilishtit, më pas është transportuar në spitalin e Korçës.

Tresteniku është një nga zonat më të frekuentuara nga emigrantët si një nga pikat kyçe që ndjekin për të hyrë në vendin tonë, dhe më pas të kalojnë drejt vendeve të BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë