Para

Emigrantët shqiptarë sollën më pak para në fillim të 2025-s

Nga Gazeta ‘SI’ – Në tre muajt e parë të vitit 2025, emigrantët shqiptarë sollën 251 mln euro në formën e remitancave.

Nga një vit më parë, prurjet janë rritur me 9 mln euro ose 3.7%, por krahasuar me fundin e vitit 2024, emigrantët kanë dërguar rreth 20 mln euro më pak. Ngadalësimi i dërgesave duket se është pasqyrim i ngadalësimit të lëvizjeve emigratore.

Nga përpunimi i të dhënave që bën Eurostat, dërgesat e emigrantëve në Shqipëri janë sa 8.6% të PBB-së së vendit, duke e renditur Shqipërinë si një nga shtetet me raportin më të lartë remitanca-PBB.

Vlerat më të larta që diaspora sjell në Shqipëri vijnë nga vendet e Bashkimit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë