Ministria e Financave dhe Transferave në Kosovë ka njoftuar se emigrantët mund të investojnë në letrat me vlerë nga data 21 korrik 2021 deri më 18 gusht 2021.
Ministri Murati njoftoi se bonot do të jenë 3 dhe 5-vjeçare dhe shuma totale 20 milionë euro, por në rast nevoje mund të rritet deri në 50%.
Bankat tregtare me të cilat do të bashkëpunojë Ministria e Financave në Kosovë për titujt qeveritarë janë Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, NLB banka, BKT, Banka Ekonomike dhe Banka për Biznes.
Interesi vjetor do të jetë 1.2 për qind, ndërsa për 5 vjet është 2.2 për qind në vit. Shuma minimale për blerje është 10 mijë euro, kurse ajo maksimale për një person në një bankë është 500 mijë euro.
Emetimi i bonove të dedikuara diasporës, ka pohuar Murati, është parë edhe si instrument i cili e mobilizon kapitalin e diasporës që të investohet në projekte zhvillimore dhe jo vetëm të funksionojë si konsum. Ministri i Financave ka përmendur se do të vijojnë investimet për diasporën “si motor të zhvillimit ekonomik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




