Në 2017-ën, shtetasit që jetojnë në vendet e BE-së, por që vijnë nga vende të tjera jashtë unionit rezultuan me risk të lartë varfërie krahasimisht me shtetasit e BE-së. Përgjatë gjithë BE-së, 41.2 % e emigrantëve (shtetasve jo të unionit) u vlerësuan të ishin në risk varfërie krahasuar me 21.9 % e të huajve qytetarë europian në BE dhe 15.3 % të shtetasve të BE-së.
Niveli i riskut të varfërisë është pjesa e njerëzve me të ardhura ekuivalente të disponueshme (pas transferimeve sociale) nën pragun e rrezikut të varfërisë, i cili është vendosur në 60% të të ardhurave mesatare të disponueshme mesatare kombëtare pas transfertave sociale.

Mes vendeve anëtare të BE-së (sipas të dhënave të disponueshme të Eurostat), niveli i rrezikut të varfërisë së regjistruar për shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së, por që jetonin në vendet anëtare ishte më i larti (55.5 %) në Belgjikë, ndjekur nga Spanja (51.5 %), Kroacia (47.9 %), Suedia (47.7 %) dhe Franca (45.3 %).
Për të huajt në vendet anëtare, niveli i riskut të varfërisë ishte më i lartë në Hungari (39.8 %), Spanjë (35.2 %) dhe Greqi (32.1 %).
Niveli më i lartë i riskut të varfërisë për shtetasit e BE-së është regjistruar në Rumani (21.4 %), Greqi (19.6 %), Spanjë (18.8 %), Bullgari, Lituani (të dyja 18.5 %) dhe Itali (18.1 %).
Çekia ka regjistruar riskun e varfërisë më të ulët për kategorinë shtetsa të BE-së (7.7 %). Estonia ka raportuar nivelin më të ulët të riskut të varfërisë për të huajt shtetas të BE-së (3.0 %), ndërsa Hungaria ka regjistruar nivelin më të ulët të riskut të varfërisë për shtetasit jo anëtarë të BE-së (12.0 %).
*Burimi: Eurostat
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




