Ka ndodhur

Emigrantët largohen pas festave nga Shqipëria, fluks në pikat kufitare

Gazeta Si - Pas festave të fundvitit, emigrantët kanë nisur të kthehen në vendet e tyre, ku jetojnë dhe punojnë.

Mijëra prej tyre janë larguar të hënën përmes pikave kufitare të Kapshticës, Qafë Thanës, Kakavijës, ku ka pasur një fluks të madh, por edhe përmes porteve e aeroportit.

Në Kakavijë gjatë orëve të fundit kanë dalë mbi 2 mijë qytetarë nga vendi, ndërsa pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje. Nuk janë regjistruar radhë apo problematika.

Ndërsa në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë mbi 2600 qytetarë, në Qafë-Thanë kanë dalë mbi 1900 qytetarë. Numër i lartë qytetarësh është konstatuar edhe në hyrje në të treja pikat kufitare pas ndërrimit të viteve.

Në pikën tjetër kufitare me Greqinë në Kakavijë të martën e 2 janarit kanë dalë nga Shqipëri 1201 qytetarë. Ndërkohë në portin e Durrësit janë nisur drejt Italisë 1031 pasagjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë