Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim të akuzuar për transport të paligjshëm të emigrantëve.
Policia tha se E.P., 35 vjeç, banues në Pezë Helmës, B.H., 34 vjeç, banues në Shkup dhe A.R., 31 vjeçe, u vunë në pranga.
Ndërsa A.Gj., 41 vjeç dhe E.Gj., 25 vjeç u shpallën në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Ata transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E.P., u gjetën të strehuar 9 emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu, në oborrin e kësaj banese, policia gjeti 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




