Para

Emetimi i Eurobondit uli borxhin e jashtëm të Shqipërisë

Nga Gazeta ‘SI’ – Borxhi i jashtëm i Shqipërisë është reduktuar me 5.8 pikë përqindje, në raport me PBB-në.

Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se borxhi qëndron në nivelin e 40.2% të PBB-së, në fund të vitit 2024. Matur në vlerë absolute, borxhi është rritur me 0.7% dhe qëndron në vlerën e 10.141 mln eurove.

BSH analizon se rritja lidhet me ecurinë e borxhit privat, që u zgjerua me 6.9%. Zgjerimi i stokut të sektorit privat lidhet kryesisht me rritjen e depozitave të jorezidentëve në sektorin bankar vendas.

Borxhi publik në vetvete është reduktuar me 5.3% dhe lidhet me lëshimin e Eurobondit, por edhe me pakësimin e borxhit të vetë qeverisë.

Treguesit e aftësisë ripaguese afatgjatë kanë vijuar të përmirësohen gjatë vitit 2024. Ndikimin kryesor në këtë drejtim e ka dhënë përmirësimi i aktivitetit ekonomik pasqyruar në formën e rritjes së eksporteve dhe të ardhurave fiskale.

Në ndarjen sipas maturitetit, stoku i borxhit të jashtëm përbëhet kryesisht nga borxhi afatgjatë me rreth 90.5% ndaj totalit. Borxhi afatshkurtër shënoi një vlerë prej rreth 965.4 milionë eurosh në fund të vitit 2024, me rritje 10.5%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë