Futboll

Emëroi drejtorin e ri, presidenti i Marseille kërcënohet me vdekje

Klubi i Marseille ka dorëzuar në polici një padi, pasi presidenti, Jacques-Henri Eyraud, ka marrë kërcënime me jetë. Këto kërcënime kanë ardhur nëpërmjet rrjeteve sociale, pas emërimit të drejtorit të ri sportiv.

Ky vendim ishte pritur edhe me disa protesta nga një pjesë e tifozëve, por edhe nga trajneri Andre Vilas Boas, i cli e ka shprehur hapur zhgënjimin për emërimin e drejtorit të ri sportiv. Portugezi ka theksuar se nuk ishte në dijeni për vendimin e presidentit për të emëruar drejtorin e ri sportiv dhe se pret që kjo zgjedhje të justifikohet, edhe pse për momentin kërkon të evitojë komentet e tepërta.

Mbetet të shihet se çfarë masash do të marrë policia franceze, pasi Eyraud nuk ka humbur kohë dhe i është drejtuar organeve kompetente duke denoncuar aktin, pasi kërcënuesi dinte edhe adresën e saktë të shtëpisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë