Kosova

Emërohet ministri i ri i Jashtëm i Kosovës

Besnik Tahiri është emëruar të martën ministri i ri i Jashtëm i Kosovës. Qeveria në detyrë ka emëruar zëvendëskryeministrin Tahiri në pozitën e Ministrit së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas dorëheqjes së Meliza Haradinajt-Stubllës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Meliza Haradinaj-Stublla ka dorëheqjen nga pozita e kryediplomates dhe gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe nga anëtarësia.

Dorëheqja e saj vjen pas publikimit të një video-incizimi në media, ku bashkëshorti i saj, Dardan Stublla, duke blerë vota në emër të saj.

Kjo pas rinumërimit të votave me kusht, atyre me postë, ish-ministrja ka humbur edhe vendin e deputetëss Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pasi nuk kishte vota të mjaftueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë