Alarm te Milani para ndeshjes së sotme me Juventusin në kampionat. Dy lojtarë, të projektuar si titullarë, Rebic dhe Krunic kanë rezultuar të prekur nga COVID-19. Kuqezinjtë iu nënshtruan testit përpara derbit të Italisë, ku dy prej tyre, pikërisht Rebic dhe Krunic rezultuan pozitiv. Lojtarët janë asimptomatikë dhe kanë nisur izolimin në shtëpi. Sot i janë nënshtruar një tamponi të dytë kontrolli. Autoritetet shëndetësore u informuan menjëherë.
Para një sfide vendimtare trajneri Pioli duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë pasi gjatë gjithë javës kishte punuar me këto dy lojtarë në formacion, një situatë aspak e mirë në një ndeshje ku COVID-19 po kthehet në një shqetësim të madh.
Më parë u raportua nga “Corriere di Torino” se autoritetet lokale shëndetësore, nëse do të gjendeshin raste të tjera pozitive dhe kishte prova të një shpërthimi të pakontrolluar brenda ekipit bardhezi, do ta bllokonin udhëtimin e Juventusit për në Milano. Në fakt, tamponët e radhës nuk kanë konfirmuar të infektuar të tjerë në kampin e kampionëve të Italisë, ndaj ata do të jenë sonte në “San Siro”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




