Kosova

Emblema serbe dhe foto të Putinit/ Çfarë u gjet në institucionin serb që u mbyll në Mitrovicë të Veriut (foto, video)

Nga Gazeta ‘Si’- Pas raportimeve se është mbyllur një institucion paralel serb në Mitrovicë të Veriut, ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka publikuar një video ku tregon se brenda tij u gjetën emblema serbe dhe foto të presidentit rus, Vladimir Putin.

Sveçla, shkroi në Facebook se institucioni “jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre”.

Ai tha se rasti do të hetohet deri në fund.

“Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, tha Sveçla.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani theksoi se është kontaktuar edhe prokurori i kompetent, pasi është konstatuar se në këto ambiente punojnë “struktura ilegale dhe paralele”.

Ai tha se është iniciuar rast për “falsifikimin e dokumenteve” dhe se ndërtesa ku kanë qenë këto zyra të ndërmarrjeve publike serbe do të jetë nën mbikëqyrjen e Policisë deri sa “rasti të zgjidhet”.

Serbia reagoi duke thënë se kjo shkel marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë