Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian (EMA) është i përgatitur për mundësinë që vaksinat e COVID-19 mund të modifikohen për të luftuar variantin e ri Omicron. Por sipas agjencisë ende nuk ka prova që tregojnë se kjo gjë është e nevojshme.
Gjatë një konference të mbajtur të martën nga EMA u tha se deri më tani është vërtetuar që vaksinat mARN janë efikase deri në 70% kundrejt variantit të ri.
"Nuk ka asnjë përgjigje nëse do të na duhet të përshtatim vaksinat," tha drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Mjekësisë (EMA) Emer Cook në një konferencë për media.
Ajo tha se Bashkimi Evropian ka kapacitet për të prodhuar 300 milionë doza vaksinash në muaj, pasi prodhuesit e ilaçeve kanë rritur prodhimin për të përmbushur kërkesën në rritje për popullsinë 450 milion të bllokut.
Sipas një studimi të fundit nga kolegji “Imperial” në Londër Omicron mund të jetë 5.4 herë më shumë infektues se sa varianti Delta.
Kështu mbrojtja e vaksinave është më e ulët, megjithatë deri më tani nuk ka prova se varianti i ri shkakton një formë më pak të rëndë të sëmundjes. /Reuters/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.