Nga Gazeta ‘Si- Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është paraqitur në SPAK pasdreken e të hënës. Një muaj më parë, Roshit iu sekuestrua celulari gjatë kontrollit që iu bë në banesë, në lidhje me krimet zgjedhore.
Një javë pas zgjedhjeve, Policia e Shtetit, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, zhvilloi një operacion të zgjeruar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit.
Gjatë kontrollit në banesën dhe ambientet në pronësi të Elvis Rroshit, 50 vjeç, u sekuestruan një telefon celular, fatura, kuponë nafte dhe lista zgjedhësish.
Po ashtu, policia sekuestroi telefona celularë gjatë kontrollit ndaj 3 personave të tjerë. Ndërkohë, në banesën e M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, u sekuestruan një pajisje DVR, kuponë nafte si dhe një pistoletë manovër.
Roshi, një nga figurat më të sulmuara nga opozita kur ishte kryetar i Bashkisë së Kavajës si socialist, u rikthye në vëmendje gjatë fushatës, pasi kushëriri i tij, Elton Roshi, kandidonte për deputet në radhët e Partisë Demokratike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.