Nga Gazeta Si- Çifti i njohur Elvis dhe Belina Pupa akuzohen në Australi për kultivim kanabisi. Sipas medias australiane “The Advertiser”, Belina Pupa është kapur në ‘shtëpi bari’ ndërkohë që aktori Elvis Pupa akuzohet si bashkëautor.
Media asutraliane shkruan se influencerja, terapistja dhe biznesmenja është përballur në Gjykatë e akuzuar për kultivimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park ndërkohë që partneri i saj është larguar nga vendi dhe është në kërkim.
Pupa, nga Semaphore, u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Adelaide të martën dhe ende nuk ka paraqitur asnjë deklaratë për akuzat si kultivuese kanabisi dhe për ndërhyrje në furnizimin me energji elektrike pa miratim.

Të martën, para magjistrates Natalie Broëne, avokati mbrojtës i Znj. Pupa kërkoi që ajo të fitojë lirinë me kusht, duke qenë se ajo udhëton për shkak të punës.
“Znj. Pupa është punonjëse sociale dhe terapiste me një biznes ndërkombëtar, ajo punon me klientë në të gjithë botën, kryesisht me prejardhje shqiptare. Klientela e saj është e vendosur në Shqipëri, Amerikë dhe Australi. Në përgjithësi, kërkesa është që znj. Pupa të jetë në gjendje të udhëtojë në Shqipëri në mënyrë që të mund të vazhdojë biznesin e saj”, dëklaroi avokati i saj.
Dokumentet e gjykatës, të siguruara nga Advertiser, pretendojnë se Pupa kultivoi kanabis midis 1 janarit dhe 4 prillit të këtij viti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.