Euro2024

Elseid Hysaj rihap rrjetet sociale për 24 orë, për të kërkuar falje!

Nga Gazeta 'SI' - Pas 48 orësh si shënjestra e çdo kritike të mundshme për humbjen ndaj Italisë, mborjtësi kuq e zi i Lazios Elseid Hysaj vendos të thyej heshtjen dhe të reagojë. Në këtë mënyrë mbrojtësi kuq e zi i cili që përpara Europiantit kishte mbyllur të gjitha rrjetet e tij sociale, për të qenë sa më i qetë dhe i pandikuar nga komentet për çdo gjë që mund të ndodhte, vendosi t’I rihapë të paktën për 24 orë.

“Ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptar për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rreme i trajektores”, shprehet ai.

Më pas ndjesa e shkodranit vazhdon si më tej:

“Pas ndeshjes me Italine dhe evenimenteve te fundit, ndjej ti kerkoj ndjese te gjith tifozave shqiptar per gabimin teknik dhe instiktiv qe shkaktoi golin e dyte qe pesuam. Eshte e tepert te specifikoj qe ishte pikerisht gabim loje dhe vleresim i rreme i trajektores! Kush me njeh e din mire qe do jepja cdo force qe kam e do beja cdo sakrifice per kete bluze, sic kam bere gjithmone. Me vjen keq per strumentalizimin pa vend nga shume persona te gabimit pertej vleresimit teknik.

Nga ana tjeter falenderoj perzemersisht te gjith tifozat e panumert qe me kan derguar mesazhe konfortimi ne forma te ndryshme. I pranoj me vetedije kritikat dhe keqardhjen e tifozave ane e mbare te cilet pa perjashtim i mbaj ne zemer. Tashi te koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqiperi gjithmone.”

Një gjest që të bën të mendosh se ka humbur një penallti në finale e Botërorit, si Roberto Baggio apo Franko Baresi në vitin 1994, apo Southgate në gjysmëfinale e Europianit kundër Gjermanisë në vitin 1996 dhe historia e futbollit gabime të tilla njeh shumë.

Sepse në fund të fundit futbolli përveçse përballje vlerash dhe nivelesh sportive është edhe një lojë gabimesh, apo kryesisht lojë gabimesh, por ashtu si do të na duhet shumë të arrijmë në nivele aq të larta në futboll edhe në perceptimin e tij, kritikat apo edhe vlerësimet do të na duhet po kaq shumë të ndërgjegjësohemi, për faktin se kush jemi, dhe kundër kujt po luajmë dhe për të mos harrua faktin që çdo qënie njerëzore gabon dhe askush nuk është perfekt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë