Politike

Elsa Toska u dorëhoq për arsye personale, Kushtetuesja kërkesë Kuvendit: Zgjidhni anëtarin e ri  

Pas dorëheqjes për arsye personale të gjyqtares Elsa Toska, Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 8 anëtarë, nga 9 që ka në organikë.

Në rast të një votimi 4 me 4, vendimmarrja në Kushtetuese do të komplikohej ndjeshëm.

Pas dorëheqjes, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka shpallur mbarimin e mandatit të gjyqtares dhe për pasojë ka njoftuar Kuvendin për zgjedhjen e anëtarit të ri

Elsa Toska u votua nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në nëntor të vitit 2019 me 105 vota pro dhe 2 kundër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë