Vlera e Bitcoin u rrit me 4% pasditen e të hënës, pasi drejtori i Tesla, Elon Musk, tha se ai është në diskutime për rregullimin e mënyrës së krijimit të kriptomonedhave dhe rrjedhimisht të tregtimit të saj.
Vlera e Bitcoin raportohej në 38 mijë dollarë dhe u rrit me 17% pas njoftimit të Elon Musk në Twitter, duke arritur në 39.5 mijë dollarë.
Michael Saylor, drejtor i “Michroeconomics” tha se ka takuar me Musk një grup prodhuesish të Bitcoin duke krijuar Këshillin e Prodhimit të Bitcoin, që premton qëndrueshmëri.
Muska ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i kriptomonedhave duke e ndihmuar të ngrihet. Vetëm me një fjali në Twitter, Elon ngren ose ul vlerën e BTC.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




