Bota

Elon Musk kritikohet në rrjet. Akuzohet se bëri një përshëndetje ‘naziste’ gjatë inagurimit të Trump (video)

Elon Musk ka shkaktuar debat në rrjet pas një gjesti që bëri gjatë fjalës së tij, në ceremoninë e inagurimit të Donald Trump.

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s goditi gjoksin e tij dhe ngriti krahun e djathtë në ajër ndërsa falënderoi mbështetësit e Donald Trump për kthimin e presidentit në Shtëpinë e Bardhë, lëvizje që ngjason dhe u etiketua si “naziste”.

Musk, një bashkëpunëtor i afërt me Trump po mbante një fjalim në arenën Capital One, ku ishin ftuar mbështetësit e Trump për të ndjekur ceremoninë, pasi kushtet atmosferike ishin të papërshtatshme për ambjente të hapura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë