Futboll

Elon Musk çmend Tuiterin: Do blej Mançesterin! Por është një shaka

Gazeta Si – Nga tërheqja për blerjen e Tuiterit, tek ajo për blerjen e Mançester Junajtid. Për disa orë Elon Musk, administratori i Tesla dhe SpaceX, ka tronditur Tuiterin me postimin e tij.

Ai shkroi se dëshironte të blinte klubin e madh anglez, të cilin familja Glejzër e bleu në vitin 2005.

“Për ta bërë të qartë, mbështes anën e majtë të Republikanëve dhe anën e djathtë të Demokratëve. Po ashtu, do blej Mançester Junajtid”, – ka shkruar 51-vjeçari multimiliarder. Dhe ky postim i tij është pasuar nga shumë e shumë komente.

Në fakt, më pas erdhi dhe përgënjështrimi: “Është një shaka, nuk do të blej kurrë një skuadër sportive. Por, nëse do të ndodhë, do të jetë Mançester Junajtid, për të cilin bëj tifo që i vogël”, – shkroi më pas Elon Musk.

Mançester Junajtid po kalon një moment shumë të vështirë. E ka nisur sezonin me dy humbje, ndërsa Kristiano Ronaldo ka njoftuar se do të dalë në një konferencë shtypi për të thënë të vërtetat e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë