Nga Gazeta ‘Si’- Elis Halili është përzgjedhur si kryebashkiak i Vlorës pas dorëheqjes nga posti të Ermal Dredhës.
Këshilli bashkiak i Vlorës u mblodh rreth orës 10:00 të paradites së sotme. Elis Halili kandidoi përballë Klea Lalo dhe Irena Toshkallari për postin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme.
Votimi për 3 emrat ishte i fshehtë, ndërsa në përfundim të procesit u përgjodh Elis Halili si zëvendësues i Ermal Dredhës.
Ishte pikërisht Elis Halili, i cili u emërua vetëm pak ditë më parë si kryetar i komanduar, disa minuta para dorëheqes së ish-kreut të Bashkisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




