Nga Gazeta Si- Dita e shtatë e Parisit 2024 nis pa dy sportistët më të vjetër të këtij edicioni të Lojërave. Në fakt, kalorësi spanjoll Juan Antonio Jimenez Cobo, 65 vjeç dhe pingopongistja Ni Xia Lian, 61 vjeç, u eliminuan, duke u mundur nga numri një i botës, kinezi Sun Yingsha.
Cobo, fitues i medaljes së argjendtë në Sydney 2000, ishte në Olimpiadën e tij të tretë dhe kishte munguar për 20 vjet që kur paraqitja e tij e fundit ishte në Athinë 2004.
Dje, duke hipur në Euclides Mor, ai u rendit i fundit në grupin e tij D, i kualifikimeve individuale të Dressage. Tani ai do t'i rikthehet stërvitjes së sportit të tij të preferuar, pasi drejton një qendër kalërimi në të cilën është edhe bashkëpronar.
Ni Xia Lian, e lindur në Shangai, filloi të luante pingpong në moshën 7-vjeçare dhe ishte pjesë e kombëtares kineze që nga mosha 16-vjeçare. Në vitin 1983 ajo ishte kampione bote, ndërsa që nga viti 1991 jeton në Luksemburg ku nuk stërvitet apo garon, por menaxhon një hotel së bashku me bashkëshortin e saj.
Ajo në Paris, ku kishte kaluar raundin e parë duke mundur brazilianen Giulia Takahashi, ishte në pjesëmarrjen e gjashtë në Olimpiada dhe motoja e saj në Francë ishte “E di që nuk jam më ajo që isha, por sot jam më e re se nesër: por për sa kohë që ke një synim për të arritur, mosha nuk është pengesë."
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.