Lojëra me Dore

Elena Ribakina kampione e Uimbëlldonit, triumf historik për kazaken

Gazeta Si – Elena Ribakina është shpallur kampione e Uimbëlldon 2022. Ajo mundi në finale tunizianen Ons Jabeur, me rezultatin 2-1 (3-6, 6-2 dhe 6-2 setet).

Një triumf me përmbysje dhe suksesi i parë në karrierë në një turne Slam për tenisten kazake. Elena Ribakina humbi setin e parë 3-6, por më pas reagoi fuqishëm, duke fituar dy setet e tjera me të njëjtin rezultat, 6-2.

Numri 23 në botë nuk kishte luajtur kurrë më parë një finale në Slam. Kazakja ia doli të fitonte trofeun e rëndësishëm pas 1 ore e 48 minutash lojë. Me plot meritë ajo ka ngritur lart trofeun e turneut britanik.

Është gjithashtu edhe fitorja e parë për Kazakistanin në një prej katër turneve më të rëndësishëm të tenisit botëror, falë Ribakina.

Elena Ribakina. Gazeta Si, 9 korrik 2022

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë