Lojëra me Dore

Elena Ribakina dhe Arina Sabalenka, dy finalistet e Australian Open

Gazeta Si – Tenistja kazake, fituese e Uimbëlldonit edicionin e fundit, mundi në gjysmëfinale Azarenkën 7-6 dhe 6-3. I njëjti rezultat edhe për bjelloruesen, që eliminoi polaken Linete dhe do të luajë finalen e parë në një Slam.

Elena Ribakina dhe Arina Sabalenka janë finalistet e Australian Open, turneut të parë Slam të vitit. Ato janë kualifikuar pas dy gjysmëfinaleve shumë të ngjashme, të mbyllura në dy sete. Kazakja mundi Azarenkën 7-6 dhe 6-3, duke dominuar në pjesën e dytë, pasi kishte vuajtur në të parën. Tani do provojë të fitojë një tjetër Slam, pas Uimbëlldonit.

Finalja e parë do të jetë për Sabalenkën. Bjellorusja fitoi ndaj polakes Linete 7-6 dhe 6-2. Ajo ishte ndalur gjithmonë në gjysmëfinale, por këtë herë ia doli të shkojë në aktin final. Edhe këtë herë koka e serisë numër 5 vuajti, por e arriti atë që donte, duke i dhënë fund ecurisë mjaft të mirë të polakes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë