Pas dy seancash stërvitore cdhe një konference për shtyp, kuqezinjtë janë gati të “fillojnë” fushatën eleminatore për Kupën e Botës 2026. Më saktë, janë gati për një rinisje në shtëpi ndaj një rivali që duhet detyrimisht të marrim maksimumin dhe atë jo vetëm në Tiranë. Ajo çka skuadra mori me vete nga “Wembley” është shpresa për të bërë mirë këto ndeshje dhe besimi është ende i madh për një kualifikim historik në botërorin amerikan. Dhe për këtë duhet një strategji ndryshe që theksuan në konferencën e tyre Kapiteni Gjimshiti dhe traineri Sylvinho në “Arenën Kombëtare”.

Gjimshiti vlerëson tek miqtë faktin që punojnë prej vitesh me një trainer dhe pika më e fortë e tyre është qëndrimi poshtë në mbrojtje. E thënë ndryshe, duhet të jenë kuqezinjtë ata që duhet ti nxjerrin kundërshtarët nga pozicionet strikte në mbrojtje pasi Andorra luan për tu dëmtuar sa më pak. Për Kapitenin, në futbollin e sotme nuk ka ndeshje të lehta apo skuadra të vogla dhe Andorra është e përgatitur mjaft mirë fizikisht. Ndërsa traineri Sylvinho e filloi prononcimin e tij me ngushëllimin për ndarjen nga jeta të gazetarit Saimir Demi, për tu kthyer më pas tek pyetjet e gazetarëve ku theksoi se kuqezinjtë do të futen në fushë vetëm për fitoren.

Për këtë ai do të bëjë edhe ndryshimet e nevojshme në formacion. Sylvinho thotë se Andorra do të na e vështirësojë jetën sot por Shqipëria po nis një rrugë ku nuk duhet të gabojë, ku nuk mund të gabojë. E për këtë duke filluar nga ndeshja në shtëpi duhet të gjejë hapësira dhe mënyra për të shënuar, pavarësisht sa e vështirë do të jetë kjo. Për të shkuar në Kupën e Botës duhet të sakrifikojmë shumë thotë braziliani i cili vlerëson dëshirën e Ardian Ismajlit për të qëndruar me grupin edhe pse ai nuk është 100% dhe vështirë se mund të jetë edhe sot në formacion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.