Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë dy muajve të parë të vitit, mbi 14 mijë makina të reja janë regjistruar në Shqipëri. Megjithëse mjetet elektrike po shtohen, ato përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të tregut, ndërsa automjetet me naftë, mbeten të preferuat.
Konkretisht, gjatë periudhës janar-shkurt, vetëm 12% e makinave të blera ishin elektrike, ndërsa 57% ishin me motor me djegie të brendshme (naftë).
Nga markat elektrike, BYD rezulton të jetë më i preferuari i shqiptarëve, me mbi 1.200 makina të regjistruara vetëm në dy muajt e parë të vitit. Lista e markave elektrike vazhdon me Volkswagen, Wuling, Fang Cheng Bao dhe Avatr.
Kjo e ka bërë Kinë, prodhuesi kryesor i mjeteve elektrike në botë, të renditet në vendin e dytë si importuesi më i madh i mjeteve në Shqipëri, të paktën deri më tani, me 2.2 mijë makina. Vendin e parë vazhdon ta mbajë Koreja e Jugut, me mbi 3.5 mijë mjete të importuara. Vendin e tretë dhe të katërt e mban Gjermania me 1.900 dhe Italia me 1.800.
Pavarësisht rritjes së interesit për makinat elektrike, tregu shqiptar mbetet ende kryesisht i orientuar drejt automjeteve tradicionale, veçanërisht atyre me naftë, duke reflektuar zgjedhjet e konsumatorëve dhe kushtet infrastrukturore në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje