Ka ndodhur

Elektriçisti humbi jetën gjatë punës, arrestohet drejtuesi i grupit të punimeve

Policia ka arrestuar drejtuesin e punimeve të grupit të punës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në Memaliaj pas incidentit që ndodhi të martën, ku dy elektriçistë të OSHEE ranë në kontakt me energjinë elektrike.

Elektriçistët A.H. dhe A.M. mbetën të plagosur, por pas disa orësh ky i fundit ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Policia thotë se drejtuesi i punimeve, A.Zh. 51 vjeç dyshohet se nuk ka kryer kontrollin dhe nuk ka monitoruar punën e elektriçistëve, çka solli më pas vdekjen e njërit dhe plagosjen e tjetrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë