Ka ndodhur

Elbasan, shpërthen bombola e gazit në një magazinë

Një bombol gazi në një magazinë në Elbasan ka shpërthyer, duke shkaktuar një zjarr. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 09:40 në lagjen “Skënderbej”.

Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit janë shkaktuar dëme materiale, ku janë djegur disa orendi. Policia thotë se nuk ka persona të lënduar, ndëra forcat zjarrikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë