Një 51-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi shkaktoi një aksident dhe më pas kërcënoi drejtuesen e makinës që përplasi. I arrestuari është D. XH. 51 vjeç.
Nëpranga ka rënë D.Xh., i cili duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur u përplas me një mjet tjetër që drejtohej nga A. G. 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Pas aksidentit ai ka zbritur nga makina dhe e ka kërcënuar 34-vjeçaren. Tashmë ai do të përballet me tre vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




