Nga Gazeta Si – Një sherr mes katër personave ka ndodhur në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, dy persona janë konfliktuar me dy vëllezër dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në pranga ka rënë një 40-vjeçar, për përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Gjithashtu shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi dhe përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
“Nga veprimet hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve Ambri Sinakoli, 28 vjeç dhe Erion Çapja, 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër). Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Marvis Preçi, 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit Sinakoli dhe Çapja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




