Ka ndodhur

Elbasan, një grua gjendet e mbytur në lumin Shkumbin

Gazeta Si - Në lumin Shkumbin është gjetur një trup i pajetë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është një grua, identiteti i së cilës akoma nuk është bërë i ditur.

Nuk dihen ende shkaqet që sollën humbjen e jetës të së ndjerës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë