Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Elbasanit ka arrestuar pronarin e një lokali, të cilin e kishte përshtatur për organizmin e lojërave të fatit. Po ashtu, në pranga janë vënë edhe 3 persona të tjerë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë: P. L., 63 vjeç, pronari i lokalit; A. A., 68 vjeç; F. M., 30 vjeç dhe M. A., 28 vjeç. Policia ka nisur hetim edhe për 2 persona të tjerë, të cilët kanë qenë duke luajtur lojëra fati.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal janë sekuestruar, 4 aparate celular, 1 tavolinë bilardoje ku zhvillohej loja me zare, zare, 5 pako letra bixhozi, 1 DVR dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.