Ka ndodhur

Elbasan, i sekuestrohen pasuri me vlerë 150 mijë euro një 63-vjeçari të dënuar në Turqi

Gazeta Si – Tre pasuri me vlerë rreth 150.000 euro, me burim aktivitetin kriminal të një 63-vjeçari të dënuar në Turqi, për trafik droge, janë sekuestruar në Elbasan.

Në një njoftim të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, bëhet fjalë për shtetasin, A.M., 63 vjeç, banues në Elbasan.

Ai rezulton i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Ankara, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 3 pasurive me vlerë rreth 150 000 euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 102.6 m2 dhe oborr me sipërfaqe 250 m2, në lagjen “28 nëntori”;

-një objekt shërbimi (lokal) me sipërfaqe 28.4 m2, në lagjen “Haxhias”;

-një automjet tip “Mercedes-Benz S-Class”.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë