Ka ndodhur

Alarm fals në Elbasan, pakoja e dyshuar ishte pajisje elektronike

Pakoja e dyshuar si lëndë plasëse që alarmoi këtë të premte qytetarët e Elbasanit ishte një mjet elektronik.

Me mbërritjen e forcave xheniere, pakoja u ekzaminua dhe më pas u konfirmua se ishte thjesht një mjet elektronik, i hedhur në koshin e mbeturinave.

Prej disa orësh, zona pranë bulevardit të qytetit u rrethua dhe u evakuuar banorët. Nga koshi, dëgjohet një zhurmë pulsuese, ç’ka ka ngritur dyshimet se mund të ishte material shpërthyes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë