Gazeta Si – Dy vëllezër kanë kanosur një 34-vjeçar në Elbasan për t’i marrë atij shumën e 200 mijë eurove. Policia tha se njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri është ende në kërkim.
Sipas burimeve, shuma e kërkuar mund të jetë përfituar prej veprimtarive kriminale të kryera jashtë vendit, ndërsa blutë kanë sekuestruar një automjet, një motomjet dhe dy celularë të autorëve.
Bëhet e ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi Altin Dervishi, 35 vjeç dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi Ervis Dervishi 31 vjeç, të dy banues në Belsh.
Të tre kanë qenë bashkëpunëtorë në trafikun e drogës por që më pas duket që pazaret janë prishur.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit” informoi policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




