Drejtësia

Elbasan/ Abuzoi seksualisht për katër muaj me vajzën e mitur të  bashkëjetueses, lihet në burg 37-vjeçari

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 37-vjeçarin i cili prej disa muajsh kishte abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses.

Gjatë seancës së gjyqit, 37-vjeçari e pranoi aktin e rëndë duke dëshmuar se ka vepruar me pëlqimin e vajzës.

Ndërkohë 15-vjeçarja në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë