Ka ndodhur

Elbasan, 56-vjeçarit i gjenden në banesë kallashnikov, granata e municione

Gazeta Si - Një 56-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi u kap në banesë ku fshihte një kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarakë.

Policia e arrestoi 56-vjeçarin pasi kishte pasur një kallëzim ndaj familjes së tij. Uniformat blu thonë se ka qenë një grua që ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga bashkëshorti i saj, 27 vjeç, me të cilin është në proces divorci. I riu është djali i të arrestuarit në fjalë.

Për pasojë është ushtruar kontroll në banesën e babait të tij ku u gjetën edhe arma me municionet. Babai u arrestua ndërsa djali u procedua në gjendje të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë