Gazeta Si – Një 55-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për ndihmë për kalim të emigrantëve në mënyrë të paligjshme. Policia thotë se kapja e tij u bë falë operacionit policor të koduar “Six”.
“U arrestua shtetasi Kujtim Spahiu 55 vjeç, banues në Tiranë. 55-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e Policisë rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë nga vëndet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.”, njofton policia.
U sekuestruan në cilesinë e provës materiale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe aparati celular i të arrestuarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




