Ka ndodhur

Elbasan, 37-vjeçari vret me thikë partneren dhe arratiset. Gruaja kishte urdhër-mbrojtjeje

Gazeta Si – Jetlira Elezi, 37-vjeçe mbeti e vdekur në vend, pasi u godit me thikë nga partneri i saj, 37-vjeçari Ramis Mici.  

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Elbasan, në një banesë në lagjen ‘Skëndërbej’.

Të dy ishin të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme, ndërsa pas krimit Mici është arratisur.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, por dyshohet se ata kishin mosmarrëveshje të shpeshta mes tyre. Paraprakisht, mësohet se gruaja kishte marrë një urdhër-mbrojtjeje para 5 ditësh nga Gjykata e Elbasanit.

Mësohet se para pak ditësh, kishte ndodhur një sherr mes tyre dhe 37-vjecari e kishte dhunuar bashkëjetuesen.

Ata jetonin në një shtëpi me qira në lagjen “Skënderbej”. Jetmira Elezi ishte nga qyteti i Belshit dhe të dy nuk kishin një punë të qëndrueshme.

37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte nisur një lidhje me Ramizin, e cila rezultoi fatale.

Pronari i shtëpisë me qira ka treguar për mediat se viktima ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë. Fatmirësisht e mitura nuk ka qenë e pranishme kur ka ndodhur ngjarja.

Pronari i shtëpisë ka deklaruar se vrasja ndodhi rreth orës 1:00 të mëngjesit. Ai u shpreh se Mici iku nga shtëpia i vetëm dhe ka qenë pronari që zbuloi trupin e Jetlira Elezit të shtrirë në tokë si pasojë e goditjeve me thikë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë