Ka ndodhur

Elbasan, 36-vjeçarja arrestohet për prostitucion dhe kokainë në shtëpinë e saj

Gazeta Si- Një 36-vjeçare me iniciale S.S., është arrestuar në Elbasan, pasi në banesën e saj ushtronte prostitucion dhe përdorte kokainë.

Policia thotë se gruaja kishte përshtatur banesën e saj për ushtrimin e prostitucionit dhe për përdorimin e lëndës narkotike kokainë.

Gjatë kontrolleve, “blutë” kanë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dh 2 celularë.

Ajo akuzohet për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e banesës për përdorim droge”. Nga hetimet rezultoi se kjo shtetase kishte përshtatur banesën e saj, në lagjen “Beqir Dardha”, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë