Ka ndodhur

Elbasan, 39-vjeçari mbytet në përrua, trupi i pajetë gjendet pas disa orësh kërkime

Një 39-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në përroin e fshatit Mlizë në Elbasan, ku sipas policisë viktima është identifikuar si I.T.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ra në ujërat e përroit.

Familjarët dhe banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.

Ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit, pas orësh të tëra kërkimesh intensive, arritën të gjejnë trupin e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të pandërprera për gjetjen e 39-vjeçarit. Gjatë kontrolleve në fshatin Kryezjarr, u gjet në një përrua, trupi i pajetë i shtetasit I. T. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 39-vjeçari ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë