Gazeta Si – Dy të paraburgosur, të cilë po bëheshin gati për t’u transferuar në qeli, janë arratisur, duke u larguar nga vrap nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit.
Policia tha se N.L., 29 vjeç dhe E.P., 33 vjeç ishin arrestuar më 28 dhjetor për vjedhje. Sot ata dolën për masë sigurie në Gjykatën e Elbasanit dhe pasi zbritën nga automjeti i policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në paraburgim, u larguan me vrap nga ambientet e Policisë së Elbasanit.
Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, 33-vjeçarit E. P., dhe vijon puna për kapjen e të arratisurit të dytë.
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.