Nga Gazeta Si – Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në “El Clásico-n” e rradhës në Finalen e Superkupës së Spanjës për të 3-in vit rradhazi.
Një nga përballjet më të mëdha në historinë e sportit do të zhvillohet të dielën në “King Abdullah Sports City Stadium” në Xhedah, ku Barcelona do të përballet me rivalët e përjetshëm të Real Madrid.
Barça, kampione në fuqi e mposhti Real-in në Finalen e vitit të kaluar, mbetet sërish skuadra për t’u mundur në elitën e futbollit spanjoll.
Nga ana tjetër, Reali ndodhet nën presion në rritje, veçanërisht trajneri Xabi Alonso.
Barcelona e shkatërroi Realin e Madridit, 5-2 në finalen e vitit të kaluar, e cila gjithashtu u luajt në Xhedah. Ishte një goditje e rëndë për trajnerin e atëhershëm Carlo Ancelotti, ndërsa shërbeu si trampolinë për Hansi Flick, i sapoemëruar në krye të Barcelonës.
Fitimi i Superkupës rezultoi vendimtar për fillimin e epokës Flick te Barcelona sezonin e kaluar, duke i dhënë shtysë ekipit për të fituar La Liga-n dhe Kupën e Mbretit.
Në tre sezonet e mëparshme, fituesit e Superkupës kishin triumfuar edhe në kampionatin spanjoll.
Katalanasit e mposhtën Realin katër herë në sezonin e kaluar, por skuadra e Alonsos fitoi 2-1 ndaj rivalëve në Tetor në La Liga.
Superkupa përball fituesit dhe nënkampionët e La Liga-s me ata Kupës së Mbretit. Edhe pse prej vitit 1982 u zhvillua vetëm mes fituesve të kampionatit dhe kupës, formati u zgjerua në katër skuadra në vitin 2020.
Barcelona është kampione aktuale, ndërsa Real Madrid përfundoi i dyti. Të dyja skuadrat ishin gjithashtu finaliste të Kupës së Mbretit, çka bëri që Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao të luanin në gjysmëfinale, pas renditjes së tyre në vendet 3 dhe 4 në La Liga, sezonin e kaluar.

Kjo do të jetë përballja e 262-të mes dy skuadrave ku Real Madrid ka fituar 106 herë, ndërsa Barcelona 104. Ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim mes tyre.
Lajmet e fundit nga Barcelona
Marc-André ter Stegen, Gavi dhe Andreas Christensen mungojnë. Dy të fundit kanë probleme në gju, ndërsa portieri gjerman është jashtë për arsye të paspecifikuara.
Lamine Yamal pritet të rikthehet në formacionin titullar, pasi nuk ishte i gatshëm të startonte në gjysmëfinalen ndaj Atletico Madrid, edhe pse hyri nga stoli dhe shënoi.
Ronald Araújo është rikthyer në stërvitje të plota, por pritet të jetë vetëm në stol.
Lajmet e fundit nga Real Madrid
Pikëpyetja kryesore është nëse Kylian Mbappé do të jetë i gatshëm për të luajtur, qoftë si titullar apo zëvendësues, pas spekulimeve të një jave mbi dëmtimin në gju.
Trent Alexander-Arnold, Éder Militão dhe Brahim Díaz mungojnë ende, ndërsa ka shpresa që Rodrygo, Antonio Rüdiger dhe Raúl Asencio të kalojnë testet fizike pas goditjeve të marra në gjysmëfinalen kundër Atletico-s.
Dean Huijsen u rikthye në stol në derbin e Madridit dhe mund të startojë në vend të Rüdigerit, nëse ky i fundit nuk është i gatshëm.
Formacionet e mundshme
Barcelona: J. García, Koundé, Cubarsí, E. García, Baldé, Pedri, De Jong, Yamal, Raphinha, Fermín, Ferran Torres
Real Madrid: Courtois, Valverde, Asencio, Huijsen, Carreras, Camavinga, Tchouaméni, Bellingham; Rodrygo, Mbappé, Vinícius
Forma e ekipeve
Real Madrid: F–F–F–F–F
Barcelona: F–F–F–F–F
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



