Barcelona pret Real Madrid në “Olympic Stadium” në Klasiken e 4 të sezonit që mund ta afrojë akoma më shumë me titullin e 28 në La Liga. Në këtë moment Barcelona kryeson me 75 pikë pas 34 ndeshjeve ndërsa Real Madrid e ndjek me 71 për të njëjtin numër sfidash. Një fitore për skuadrën e Hansi Flick do ta shkëpuste 7 pikë kur duhen edhe 3 ndeshje nga “banda” e Carlo Ancelotti-t që në rast fitoreje do të ngushtonte diferencën në vetëm 1 pikë.

Barcelona e mundi Real Madrid në finalet e “Copa del Rey” dhe Superkupës këtë vit. Gjithashtu arriti një poker dominues 4-0 në “Santiago Bernabeu” në fazën e parë, Tetorin e kaluar. Robert Lewandowski, Lamine Yamal dhe Raphinha ishin autorët e golave në kampionat. Polaku Lewandowski është shënuesi më i mirë në La Liga 2024-25 me 25 gola duke lënë pas rivalin e Real Madrid, Kylian Mbappe me 1 më pak. Lewandowski dhe Mbappe pritet zbresin në fushë sot.

Barcelona ka shënuar 12 gola në 3 ndeshjet e luajtura ndaj Real Madrid dhe ka pësuar vetëm 4. Finalja e “Copa del Rey” muajin e kaluar ishte më e ekuilibruara mes tyre dhe “Los Blancos” e humbën 3-2 në kohën shtesë. Ndërsa Superkupa ishte një shëtitje për Barcelona-n që triumfoi 5-2. Në total, gjigandët spanjollë janë ndeshur 260 herë mes tyre, Real ka fituar 105 ndeshje dhe Barca në 103 raste të tjera. Ato çka plotësojnë serinë janë 52 barazimet mes tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.